Bota

Të pakursyer! Kuvendi i Kosovës në gjashtë muaj shpenzoi mbi 41 mijë euro për dreka zyrtare

9 Gusht 2021, 18:47 Nga DOSJA

PRISHTINË– Kuvendi i Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar jo pak por plot 41 mijë e 634 euro për dreka zyrtare. Edhe pse në kohë pandemia, ku shumë aktivitete politike nuk janë zhvilluar, sërish fatura që duhet të paguajnë qytetarët e Kosovës është e kripur.

Në shpenzime përfshihen drekat zyrtare të deputetëve, komisioneve parlamentare, administratës dhe anëtarëve të tjerë të Kuvendit. Këto të dhëna janë në raportin që ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e legjislativit në gjysmëvitin e parë të 2021-tës.

Legjislatura e tetë e Kuvendit është konstituar më 22 mars, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, kur forcë e parë ishte Lëvizja Vetëvendosje.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kuvendi i kosoves kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll