Bota

SHBA-ja dhe Britania i shpallin “luftë” Lukashenkos, vendosin sanksionet më të mëdha deri tani kundër Bjellorusisë

9 Gusht 2021, 19:42 Nga DOSJA
SHBA-ja dhe Britania i shpallin “luftë” Lukashenkos, vendosin

SHBA-Shtete e Bashkuara të Amerikës në koordinim me Britaninë e Madhe dhe Kanadanë kanë vendosur sanksione kundër Bjellorusisë ditën e sotme.

Sipas mediave kjo masë përkon me një vjetorin e fillimin e protetave në Evropen Juglindore kundër zgjedhjeve të cilat konsiderohën të manipuluara, ku presidenti bjellorus Aleksander Lukashenko ndermori veprime të ashpra kundër demostruesve dhe kundërshatëve të tij politikë.

“Në përvjetorin e parë të zgjedhjeve presidenciale, për të cilat Lukashenko akuzohet për manipulim, Shtetet e Bashkuara do të vendosin gjithashtu raundin më të madh të sanksioneve deri më tani ndaj individëve dhe entiteteve të Bjellorusisë, duke synuar ekonominë e Bjellorusisë dhe Komitetin Olimpik Kombëtar të Bjellorusisë. Që atëherë, regjimi vetëm e ka zgjeruar më tej shtypjen e tij, duke përfshirë kërcënimin e sigurisë së një atleti olimpik jashtë kufijve të tij. Me veprimet e sotme, Presidenti Biden po i përmbahet zotimit të tij për të mbajtur përgjegjës regjimin Bjellorus për abuzimet e tij.’- than jë zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi u mor pasi sprinterja bjelloruse Christina Tsimanuskaya refuzoi të hipte në një fluturim për në atdheun e saj gjatë Olimpiadës, pasi ajo ishte çuar në aeroport kundër vullnetit të saj. Që atëherë ajo ka aplikuar për statusin e refugjatit në Poloni. Përveç kësaj, Britania njoftoi sot sanksione të reja, duke synuar eksportet e produkteve të naftës dhe potasit. Lukashenko ka thënë se Britania do të “mbytet” në masat e saj dhe se është gati për bisedime me Perëndimin, në vend të një lufte sanksionesh.

Në të njëjtën kohë, Kanadaja vendosi sanksione të reja ndaj Bjellorusisë në shenjë proteste ndaj asaj që ajo e quajti “abuzim i hapur dhe sistematik i të drejtave të njeriut” nën Lukashenko.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksandër lukashenko bjellorusi joe biden sanksione kunder bjellorusiese shba aleksandër lukashenko bjellorusi joe biden sanksione kunder bjellorusiese shba

Sondazh

Poll