Aktualitet

Nesër ka rrezik më të lartë për zjarre, IGJEUM bën parashikimin: Kujdes në Shkodër, Kukës dhe Dibër

9 Gusht 2021, 17:14 Nga DOSJA
Nesër ka rrezik më të lartë për zjarre, IGJEUM bën

TIRANË– IGJEUM ka publikuar njoftimin në lidhje me situatën e zjarreve në Shqipëri. Zyrtarisht, Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, njofton qytetarët se sot pasdite dhe nesër pritet nivel i lartë rreziku në shumë qarqe. Nesër, sipas IGJEUM, pritet që rreziku të jetë më i lartë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 34 °C

në vendet e ulëta: 23 / 38 °C

në vendet malore: 18 / 36 °C

Era: Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.

Njoftimi:

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i igjeum zjarret ne shqiperi igjeum parashikimi i igjeum zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll