Bota

Covid vështirëson pushimet verore, i bën të përballueshme vetëm për familjet e pasura në Britani

9 Gusht 2021, 12:52 Nga DOSJA
Covid vështirëson pushimet verore, i bën të

BRITANI– “Vetëm njerëzit e pasur mund të përballojnë të bëjnë pushime këtë vit,” tha Rory Boland, redaktor udhëtimesh i revistës ‘Who’.

Kostoja e pushimeve në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm. Analistët e të dhënave të pushimeve ‘AirDNA’ llogaritën se kostoja e akomodimit këtë vit në krahasim me vitin 2019 ishte rritur me 30% në Cornwall, 40% në Skegness dhe 27% në Pembrokeshire. Çmimet e marrjes me qira të makinave janë dyfishuar dhe udhëtimet me tren brenda Mbretërisë së Bashkuar mund të jenë dy ose trefishi i kostos së një fluturimi jashtë vendit.

“Për shumë njerëz që kanë punuar jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë, ndoshta në krye të listës së dëshirave të tyre do të ishte një javë në plazh, këtu ose jashtë vendit. Shumë njerëz me të vërtetë meritojnë një pushim.”- thonë ekspertët.

Deri pak më shumë se 100 vite më parë, pushimet ishin vetëm për të pasurit. Shkuarja jashtë vendit u bë e zakonshme vetëm në vitet 50 dhe 60 me shfaqjen e paketës së pushimeve. Tani, sipas Michael Hitchcock, profesor i kulturës e dhe turizmit në Goldsmiths, Universiteti i Londrës, pushimet “shihen si një masë e zhvillimit ekonomik dhe social të një vendi.

Sektori i akomodimit të pushimeve ishte kuptueshëm i etur për të rimbursuar disa nga humbjet e shkaktuara si rezultat i kufizimeve, brenda dhe jashtë vendit, gjatë pandemisë’- tha Marina Novelli, profesoreshë e turizmit dhe zhvillimit ndërkombëtar në shkollën e biznesit të Universitetit të Brighton.

Për qytetarët, jetesa në një nga destinacionet kryesore të pushimeve në Mbretërinë e Bashkuar është paksa e vështirë pasi çmimet janë rritur.

Përshtatur nga TheGuardian

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota pushimet verore pushimet verore

Sondazh

Poll