Aktualitet

Me kokainë në çantë frigoriferi, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, e ‘dogji’ nervozizmi: E kam pak me nxitim

9 Gusht 2021, 15:04 Nga DOSJA
Me kokainë në çantë frigoriferi, arrestohet

ITALI– Gentian Celislami, 43-vjeç nga Shqipëria është vënë në pranga nga Squadra Mobile e Bellunos, pasi akuzohet për trafik kokaine. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u ndalua pasi udhëtonteme shpejtësi tej normave të lejuara. I pyetur nga policia se përse kishte kryer këtë shkelje, shqiptari u justifikuar me fjalët: E kam pak me nxitim.

Gjithsesi, sjellja e tij nervoze bëri që efektivët të ushtronin kontroll në makinën e tij, ku iu gjet një çantë frigoriferi që mbante 60 gramë kokainë. Pas kësaj ngjarjeje, efektivët shkuan në shtëpinë e shqiptarit ku ushtruan kontroll gjithashtu.

Aty u gjetën edhe dy çanta të tjera që përmbanin kokainë, me peshë përkatëse 60 dhe 56 gramë. Poshtë një batanijeje, Celislami kishte fshehur dhe një pako tjetër me kokainë që kishte një peshë prej 434 gramë. Më pas shqiptari u dërgua në burgun Baldenich.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali gentian celislami arrestohet shqiptari ne itali gentian celislami

Sondazh

Poll