Doli për gjah në liqenin Artificial dhe vrau një sorkadhe, dënohet 68-vjeçari në Tiranë, justifikimi: Është pronë e lo
9 Gusht 2021, 14:57Nga DOSJA
Gjykata e Tiranës shpalli fajtor një 68 vjeçar i cili kishte dalë për gjah në zonën e Liqenit duke vrarë një sorkadhe që përdorej për zbukurim nga një lokal aty pranë.
Burime të gazetares Anila Hoxha pohuan se vendimi u dha nga gjyqtarja Rexhina Merlika që konsideroi se shtetasi G.B. duke qëlluar me çifte në zonën e Liqenit kishte prishur qetësinë dhe kishte vjedhur pasurinë e shtetasit A.L. që ishte as më pak dhe as më shumë sorkadhja e vrarë.
Gjykata vlerësoi sipas Anila Hoxhës se ndonëse mori parasysh ndjesën e të akuzuarit dhe njëherazi edhe kërkesën e tij për mëshirë, në përfundim e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me tetë muaj burgim si dhe e ngarkoi që të paguajë shpenzimet gjyqësore me vlerë prej 3 mijë lekë. Fashikulli i prokurorit tha Anila Hoxha jep detaje të ngjarjes së rrallë, të një të akuzuari i cili pranon se kishte për gjueti pranë liqenit artificial me qëllimin për të vrarë zogj.
“Rezultoi e provuar se: Në datën 22.12.2020 në Komisariatin e Policisë nr.1 është marrë njoftim se në ambjentet e lokal “F. ” dhe pikërisht afër rrethimit ku qëndron një sorkadhe zbukuruese, qëndronte një person me një armë gjahu në dorë. Një patrulle policie është afruar në vendngjarje dhe ka konstatuar një person i cili mbante në një thes një kafshë të ngordhur dhe në një thes tjetër një armë gjuetie të markes “Saint-Etiene” me numër serie 08358. Pas komunikimit ky shtetas është prezantuar si shtetasi G.B. Policia Gjyqësore ka kqyrur vendngjarjen ku në pemët e vendngjarjes u gjendën njolla si ato të gjakut.
Menaxheri i lokal “F.” shpjegon se sorkadhja është pronë e lokalit prej 4 vjetësh dhe atë e mbanin në ambjentet e lokalit të tyre për zbukurim. Është pyetur shtetasi nën akuzë, i cili shpjegoi se në afërsi të liqenit artificial ka vënë re një shpend të llojit “Bajze” dhe ka qëlluar drejt saj me armë zjarri. Më pas ka vënë re një sorkadhe, për të cilën kujtoi se ishte ai autori i goditjes pa dashje të saj, dhe e mori. Ai është shprehur i penduar dhe se deshiron të dëmshpërblejë lokalin e dëmtuar.” nënvizon prokurori i çëshjtes.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SERBI–Media serbe “B92” i ka kushtuar një botim vëmendjes së qytetarëve serb ndaj bregdetit shqiptar kohët e fundit.“B92” e ka krahasuar bregdetin tonë me atë t...
SHQIPËRI– Valbona Gjikova, një shqiptare e Maqedonisë së Veriut, ka humbur kontaktet me familjen e saj që prej orës 10:00 të paradites së djeshme. Ishin fa...
POGRADEC– Masivi pyjor në zonën e Mokrës në Pogradec është përfshirë nga flakët. Mësohet se ndërhyrja në këtë vatër zjarri po bëhet me mjete rrethanore nga bano...
TIRANË– Gazetari Andi Bejtja ka dalë kundër ardhjes së këngëtarit serb Goran Bregiic në Korçë. Në një status në Facebook, Bejtja shkruan se për resp...
KUÇOVË– Banorët e Lumasit janë sot në ditën e tyre të shtatë të grevës së urisë! 5 grevistët janë ngujuar që prej ditës së martë në një godinë përba...
MAQEDONI E VERIUT-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë një shkrim autorial rreth iniciativës rajonale të quajtur “Open Balkan”. Në shkrimin ...
SHKODËR– Një tjetër parcelë, thuajse 3 hektarë, me kanabis është filmuar në zonën e Dukagjinit. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku sip...
LEZHË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si Kryqëzimi i Gaj...