Aktualitet

Dita e shtatë e grevës së urisë të banorëve të Lumasit, 5 grevistët në gjendje të rënduar shëndetësore. Shuaipi del

9 Gusht 2021, 13:36 Nga DOSJA
Dita e shtatë e grevës së urisë të banorëve

KUÇOVË– Banorët e Lumasit janë sot në ditën e tyre të shtatë të grevës së urisë! 5 grevistët janë ngujuar që prej ditës së martë në një godinë përballë zyrave të ish-komunës Lumas, por kanë filluar që të kenë komplikacionet e para. 

Njëri prej grevistëve, Ylmi Shuaipi, i cili dje u dërgua për mjekim në spitalin e Beratit, sot është ktheyr në grevë. Por në gjendje të rënduar shëndetësore janë edhe të gjithë grevistët e tjerë, të cilët kanë nisur të shfaqin probleme me tensionin, këputjen trupore dhe aritminë, duke u ndikuar edhe nga temperaturat e larta.

Vetë grevistët kanë deklaruar se nuk do ta ndalin për asnjë moment grevën e urisë, derisa kryeministri Edi Rama t’u premtojë që burimi i Sinecit nuk do të preket nga firma “Salillari”. Greva e tyre vjen pas 4 muajsh protesta në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit, duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit banoret e lumasit ne proteste lumas banoret e lumasit banoret e lumasit ne proteste lumas

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2021, 13:25

Aksident në Lezhë, plagoset një person

LEZHË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si Kryqëzimi i Gaj...