Aktualitet

Aksident në Vasil Shanto, motori përplas 55-vjeçaren

9 Gusht 2021, 14:12 Nga DOSJA
Aksident në Vasil Shanto, motori përplas 55-vjeçaren

TIRANË– Një 55-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Vasil Shantos.

Një motor me drejtues personin me inicialet M. P., 30 vjeç ka përplasur 55-vjeçaren e cila po kalonte rrugën. Për pasojë, 55-vjeçarja është plagosur dhe ka përfunduar në spital.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2021, 13:25

Aksident në Lezhë, plagoset një person

LEZHË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si Kryqëzimi i Gaj...