Aktualitet

Ishte nisur për në Elbasan, zhduket shqiptarja nga Maqedonia e Veriut, familjarët: Na ndihmoni, ka probleme me dëgjimin

9 Gusht 2021, 14:43 Nga DOSJA
Ishte nisur për në Elbasan, zhduket shqiptarja nga Maqedonia e Veriut,

SHQIPËRI– Valbona Gjikova, një shqiptare e Maqedonisë së Veriut, ka humbur kontaktet me familjen e saj që prej orës 10:00 të paradites së djeshme. Ishin familjarët e saj që ngritën shqetësimin, në rubrikën “Ti raporto”, në Top Channel, të cilët thonë se janë shumë në merak për të afëren e tyre.

Motra e saj, tregon se Valbona ishte nisur për në qytetin e Elbasanit, ku edhe do të takonte babain e saj, por më pas ka humbur gjurmët. Familjarët kanë bërë denoncim në Policinë e Elbasanit, por u është thënë se duhet pritur deri në 48 orë që më pas të vazhdojnë procedurat.

Ata janë interesuar edhe në pikën kufitare ku mendohet se mund të ketë kaluar Valbona Gjikova. Familjarët shtojnë se gruaja ka probleme me dëgjimin.

Ata u luten të gjithë qytetarëve që kanë dijeni, ose e shohin Valbonën që të kontaktojnë në numrin e telefonit +30 694 841 0935. Familjarët i tremben faktit se ajo mund të jetë në rrezik për shkak edhe të problemit me dëgjimin.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet valbona gjikova zhduket valbona gjikova valbona gjikova zhduket valbona gjikova

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2021, 13:25

Aksident në Lezhë, plagoset një person

LEZHË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur si Kryqëzimi i Gaj...