Aktualitet

9 Gusht 2021, 10:43 Nga DOSJA

FUSHË KRUJË- Krenar Buçi, vëllai i Besmir Buçit, të cilit i dogjën mjetin e llojit “Renault”, ka deklaruar se ata si familje nuk kanë probleme me askënd. Në një prononcim për mediat, Krenar Buçi thotë se policia duhet të gjejë autorët, pasi kjo nuk është hera e parë që atyre u ndodh një gjë e tillë.

Sipas të riut, dy muaj më parë, persona të paidentifikuar kanë shkrumbuar dhe mjetin në pronësi të dajës së tij.

“Nuk kemi probleme me njeri. Shteti të identifikojë autorët. Më herët i kanë djegur edhe dajës makinën, autorët nuk janë zbuluar ende,”- tregon Buçi.

Gjatë orëve të vona të natës së kaluar, u dogj mjeti i llojit “Renault”, në pronësi të 28-vjeçarit Bemsir Buçi. Persona ende të identifikuar e lyen makinën me benzinë dhe dogjën, por shkaqet nuk dihen ende.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besmir buci digjet makina e besmir bucit fushë-krujë krenar buci besmir buci digjet makina e besmir bucit fushë-krujë krenar buci

Sondazh

Poll