Aktualitet

Digjet makina e 28-vjeçarit në Fushë Krujë, autorët e lyen me benzinë dhe i vunë flakën, vëllai i pronarit: Na kanë sh

9 Gusht 2021, 10:34 Nga DOSJA
Digjet makina e 28-vjeçarit në Fushë Krujë, autorët e

FUSHË KRUJË– Një makinë e llojit “Renault”, në pronësi të 28-vjeçarit Besmir Buçi është djegur qëllimisht. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar. Mësohet se rreth orës 22:00, në fshatin Halil të Fushë Krujës, persona ende të paidentifikuar kanë lyer mjetin me benzinë dhe i kanë vënë flakën.

Më pas, ata janë larguar në drejtim të paditur, duke e lënë mjetin të shkrumbohej.  Krenar Buçi, vëllai i Besmir Buçit ka deklaruar se ata si familje nuk kanë probleme me askënd. Në një prononcim për mediat, Krenar Buçi thotë se policia duhet të gjejë autorët, pasi kjo nuk është hera e parë që atyre u ndodh një gjë e tillë.

Sipas të riut, dy muaj më parë, persona të paidentifikuar kanë shkrumbuar dhe mjetin në pronësi të dajës së tij. “Nuk kemi probleme me njeri. Shteti të identifikojë autorët. Më herët i kanë djegur edhe dajës makinën, autorët nuk janë zbuluar ende,”- tregon Buçi.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besmir buci digjet makina e besmir bucit krenar buci besmir buci digjet makina e besmir bucit krenar buci

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2021, 08:33

TIRANË– Plani për arratisje i Arbër Çekajt dhe Flamur Pjetrit nga burgu 313 në Tiranë nuk ishte aspak i mirëmenduar! Detaje të reja janë zbuluar nga...