Bota

Protestat në Francë kundër vaksinimit të detyruar, Macron:  Bëhet fjalë për shtetësi, liria po kthehet në papërgjegjs

8 Gusht 2021, 11:32 Nga DOSJA
Protestat në Francë kundër vaksinimit të detyruar,

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u është përgjigjur protestuesve në Francë për marshimet kundër vaksinimt të detyruar. The Guardian shkruan se sipas Macron liria ekziston vetëm kur mbrohet liria e të gjithëve. Ai u shpreh se kjo liri nuk vlen asgjë nëse të pavaksinuarit kontaminojnë familjarët e tyre me virus.

“Bëhet fjalë për shtetësinë. Liria ekziston vetëm nëse liria e të gjithëve mbrohet, nuk vlen asgjë nëse duke ushtruar lirinë tonë kontaminojmë vëllain, fqinjin, shokun, prindërit ose dikë që kemi hasur në një ngjarje. Atëherë liria bëhet papërgjegjshmëri”, është shprehur Macron.

Franca ka shpallur nga shtatori vaksinimin e detyrueshëm duke e vendosur atë si kusht për ushtrimin e profesionit. Pas kwtij vendimi në Francë kanw nisur protestat në mbarë vendin mbi 160.000 vetë kundër masave të rrepta ndaj Covid. Protestuesit janë kundër detyrimit për vaksinim duke e konsideruar këtë si një ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes. Kryesisht të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, të sigurisë dhe shërbimit të emergjencës duhet të vaksinohen në rast të kundërt atyre nuk do t’u lejohet të vazhdojnë punën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emmanuel macron vaksinimi me detyrim emmanuel macron vaksinimi me detyrim

Sondazh

Poll