Aktualitet

Sekuestrohen 23 kg kanabis në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari dhe punonjësi i policisë, shpallen në kërkim 3 persona

8 Gusht 2021, 10:24 Nga DOSJA
Sekuestrohen 23 kg kanabis në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari dhe

POGRADEC– Blenard Vathi dhe Rexhep Toshi janw arrestuar nga policia e Pogradecit pasi akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Tre të tjerë janë shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Nga ky operacion u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hudënishti”.Operacioni pas një hetimi 2-mujor, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.Sekuestrohet 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, u finalizua operacioni i koduar “Hudënishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasi R. T., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. I., 48 vjeç, S. O., 44 vjeç dhe M. T., 32 vjeç.

Gjithashtu në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat u bë ndalimi i shtetasit B. V., 35 vjeç, banues në Borizanë, Krujë (punonjës policie).

Në bazë të informacioneve të grumbulluara gjatë periudhës hetimore 2-mujore se disa shtetas, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike dhe synonin të trafikonin një sasi droge jashtë vendit, forcat e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sasisë prej 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet blendard vathi operacioni hundenishti rexhep toshi blendard vathi operacioni hundenishti rexhep toshi

Sondazh

Poll