Aktualitet

Abuzimi me 12-vjeçarin në Kavajë/ DETAJET nga ngjarja, autori i divorcuar, u denoncua nga babai i djalit

8 Gusht 2021, 09:30 Nga DOSJA
Abuzimi me 12-vjeçarin në Kavajë/ DETAJET nga ngjarja, autori i

KAVAJË– Detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku dyshohet se një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 39-vjeçar. 39-vjeçari i arrestuar nga policia është shtetasi Indrit C. i divorcuar nga Gosa e Kavajës. 12-vjeçari, i cili ra pre e abuzimit rezulton të jetë me autizëm.

Ka qenë babai i djalit që ka denoncuar në polici. I mituri ndodhet në prani të një psikologeje, teksa pritet që t’i nënshtrohet dhe ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, teksa autori i dyshuar është dërguar në paraburgim.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet abuzim me te mitur abuzim me te mitur

Sondazh

Poll