Aktualitet

‘Duhet me heq traun, ajo na pengon’/ Mbi 50 mijë qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë në fundjavë, fluks në Morinë

8 Gusht 2021, 09:56 Nga DOSJA
‘Duhet me heq traun, ajo na pengon’/ Mbi 50 mijë qytetarë

TIRANË– Më shumë se 50 mijë qytetarë të Kosovës që u nisën mëngjesin e sotëm drejt Shqipërisë. Kjo ka sjellë dhe një fluks të lartë makinash në Morinë. Policisë kufitare iu desh që të punonte me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar.

Pushuesit shprehen të kënaqur për bregdetin shqiptar, mirëpo ka dhe nga ata që kërkojnë heqjen e traut.

Jam nisur për në Vlorë, gjithçka na pëlqen në Shqipëri

Jemi drejtuar bregdetit, në Vlorë, do rrimë një javë. Vijmë çdo vit në Shqipëri.

Çdo vit vij në Shqipëri rrimë nga 1 javë ose 10 ditë, na pëlqen. Duhet me heq vetë, atë traun e tunelit. Ajo vetëm na pengon.

Po i drejtohemi bregdetit shqiptar, vijmë vazhdimisht. Na pëlqen shumë plazhi këtu sidomos në jug.

Po shkojmë me pushime në Shëngjin na pëlqen shumë deti. Vijmë çdo vit. Kemi qenë në Turqi po se ka shijen që ka Shqipëria”, thanë disa nga pushuesit,

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pushuesit kosovare vijne drejt shqiperise pushuesit kosovare vijne drejt shqiperise

Sondazh

Poll