Aktualitet

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Vatrat më të rrezikshme janë në Bashkinë Mirditë, flakët kanë hyr

7 Gusht 2021, 17:41 Nga DOSJA
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Vatrat më

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend. Kreu i këtij digasteri Niko Peleshi në një postim në Facebook shkruan se vatrat e zjarrit më të rrezikshme në vend janë në fshatin Thirrë, të bashkisë Mirditë, në të cilin flakët kanë hyrë në pyll duke u bërë më të vështira për tu fikur, në fshatin Deshiran të Belshit është një vatër e rrezikshme zjarri e cila po ndihmohet edhe nga erërat e forta, si dhe në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit. Ai gjithashtu shkruan se vatrat e tjera të zjarrit janë vendosur nën kontroll, gjithashtu dhe se po mbahen nën monitorim.

Postimi i plotë:

Situata e zjarreve në vend Situata e zjarrit në Dukat është përmirësuar, por puna e forcave operacionale po vijon për mbajtjen nën kontroll të flakëve nga toka. E vështirë paraqitet situata në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, ku zjarri ka përparuar duke u futur në zonë me dendësi pyjore. Aty forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugës së fshatit. Në varësi të situatës mund të parashikohet edhe ndërhyrje nga ajri. Vatra e zjarrit në fshatin Munellë-Domgjon, në Fan të Mirditës është izoluar në njërën anë, por ka përhapje në pjesën e sipërme, ku ndërhyrja bëhet e vështirë. Edhe në Kukës në Majën e Rrunës, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit, por situata po mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos ketë përhapje. Vatra të tjera, të cilat janë nën kontroll janë në luginën e Valbonës, në fshatin Klysyrë, në fshatin Gjorgos të Fierit, ku situata është përmirësuar. Nuk ka rrezik për banesa dhe po mbahen nën monitorim vatrat; afër Kepit të Rodonit në Durrës, një vatër në fshatin Deshiran në bashkinë e Belshit, ku era po ndërlikon punën e forcave operacionale. Zjarri në fshatin Treblovë, në bashkinë Selenicë është shuar Një vatër në terren të vështirë është paraqitur në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit në Bejkollarë, por nuk rrezikon përhapjen e flakëve. Po punohet për izolimin e saj. Punonjësit e zjarrfikëses dhe emergjencave civile po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në një vatër zjarri në zonat e mbrojtura Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, në fshatin Bejkollarë, në Gjirokastë

Dita e 15-të /Riaktivizohet zjarri në malin e Dukatit, zjarr ende në Karaburun dhe Majën e Rrunës, helikopterët nga Holanda dhe Çekia shuajnë flakët (SITUATA në vend dhe përhapja e VATRAVE)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet niko peleshi zjarret ne shqiperi niko peleshi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll