Aktualitet

Ç’po ndodh tek vilat e Rolling Hills? Lagjia ku jetojnë VIP-at thahet për ujë: Na vjen vetëm 20 minuta në ditë

7 Gusht 2021, 17:33 Nga DOSJA
Ç’po ndodh tek vilat e Rolling Hills? Lagjia ku jetojnë VIP-at

TIRANË– Lagjia e vilave të Rolling Hills, ku jeton një pjesë e personazheve publikë shqiptarë ka mbetur pa ujë. Oranews shkruan së banorët e këtyre vilave, janë përballur me orar të reduktuar të furnizimit me ujë të pijshëm.

Prej shumë ditësh në rubinetët e kësaj lagjeje shkon vetëm 20 minuta ujë në ditë, për arsye që nuk dihen.

Banorët janë shprehur se kanë kërkuar dhe reagimin e ujësjellësit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Kjo lagje njihet për banorët e saj të përgjedhur, të cilët janë pjesë e showbizit shqiptar, politikanë dhe biznesmenë.

Mes tyre përmendim: Blendi Fevziu, Ermal Mamaqi, Adrian Fullani, Alketa Vejsiu e Arjan Çani.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lagjia e vilave vilat rolling hills pa uje lagjia e vilave vilat rolling hills pa uje

Sondazh

Poll