Aktualitet

Zjarrfikësit në luftë më flakët, Kryetari i Sindikatës: Ata s’kanë këpucë e pantallona, s’po u japin as lekët e or

7 Gusht 2021, 17:20 Nga DOSJA
Zjarrfikësit në luftë më flakët, Kryetari i

TIRANË– Kryetarii Sindikatës së Zjarrfikësve, Bledar Bajramaj ka deklaruar se zjarrfikësit shqiptarë nuk kanë pajisjet e duhura për të luftuar me flakët, si këpucë, xhaketa apo pantallona.

Në një intervistë për Fax News, Bajramaj tha se zjarrfikësit nuk janë paguar as për orët shtesë që kanë punuar këto ditë që kanë qenë totalisht të mbingarkuar për shkak të situatës me flakët. Ai shtoi se punonjësit janë paguar vetëm për 40 orë nga 300 orë pune shtesë që kanë kryer.

“Këto janë problematika që janë ngritur edhe më përpara nga ne. Janë bëra disa mbledhje me urdhër të Ministrit të Brendshëm, dhe janë parë si problematika, por për të bërë diçka të mirë duhet dhe koha e vet. Flasim për përgatitjen e zjarrfikësve. Nuk kanë pajisjet e duhura, duke filluar nga këpucët, pantallonat dhe xhaketat. Nuk i kanë fiks për zjarre në pyje. Duhen kambale që mos ta shpojë as gozhda dhe të jenë zjarrduruese. Nuk i kanë këto kushte dhe po hipin në mal. Vështirësia është shumë e madhe. Themi se zjarfikësit kanë canta shpine me ujë. Zjarri fiket me helikopter, ndërsa zjarrfikësit me çanta shpine fikin vatrat jo zjarrin. Për pjesën e pagesave, këto janë problematike që i kemi diskutuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Këtë muaj, me urdhrin e Ministrit kalojnë orët e natës. Kështu është rënë dakord. Kam një problem me Vlorën, që kanë bërë shumë orë nate dhe shumë orë ditë. VKM thotë se fiton shtesë 25% për çdo orë pune në ditën e zakonshme, 50% për çdo orë gjatë pushimit javor. Vlora ka marrë vetëm 40 orë nga 300 orë që kanë bërë, sipas Kryetarit Leli,”- tha ai.

Sot, Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka reaguar në lidhje me lajmin se zjarrfikësit e Vlorës, prej dy muajsh, nuk kanë marrë paratë për orët shtesë të punës. Leli tha se që nuk janë paguar do të marrin pagat që iu takojnë dhe se gjithçka ka ndodhur për arsye të kufizimeve ligjore.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bledar bajramaj zjarrfikesit ne shqiperi bledar bajramaj zjarrfikesit ne shqiperi

Sondazh

Poll