Aktualitet

“Komisariati Dixhital” ‘djeg’ drejtuesit e mjeteve, qytetarët bëjnë denoncime për shkeljet rrugore, pamjet procedojn

7 Gusht 2021, 14:31 Nga DOSJA
“Komisariati Dixhital” ‘djeg’ drejtuesit e mjeteve,

TIRANË– 432 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht një pjesë e të cilave janë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si ushtrim aktiviteti të palicencuar nga mjetet e përdorimit vetjak, shkelje të sinjalizimit rrugor, gara shpejtësie, parakalime të gabuara dhe shkelje të tjera. Përmes njoftimit zyrtar, Policia Rrugore bën me dije se 31 drejtues të automjeteve të ndryshme, të cilat janë denoncuar për ushtrim aktiviteti të palicencuar në fushën e transportit publik ose jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave.


22 drejtues automjetesh janë proceduar për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor), 123 drejtues automjetesh për qarkullim në korsitë e shërbimit public, kurse 46 drejtues të tjerë automjetesh janë proceduar për parakalime të gabuara. 19 drejtues automjetesh janë proceduar për veprime të rrezikshme dhe gara shpejtësie, ndërsa 191 drejtues automjetesh janë proceduar për shkelje të tjera të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor

Njoftimi i policisë Tiranë

Krahas telefonatave të shumta që adresohen çdo ditë në numrin e emergjencave 112, shumë qytetarë kanë zgjedhur të denoncojnë veprimtari të paligjshme në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, nëpërmjet të cilit tashmë janë në gjendje të kontrollojnë edhe reagimin e strukturave përgjegjëse të Policisë së Shtetit, për njoftimet e adresuara nëpërmjet këtij aplikacioni. Rrugorët e kryeqytetit kanë monitoruar me kujdes dhe profesionalizëm maksimal të gjitha njoftimet e adresuara nga qytetarët, një pjesë e të cilave janë edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si ushtrim aktiviteti të palicencuar nga mjetet e përdorimit vetjak, shkelje të sinjalizimit rrugor, gara shpejtësie, parakalime të gabuara etj.  

Shumica e njoftimeve janë mbi informalitetin në fushën e transportit publik, kryesisht në zonat periferike të kryeqytetit apo rrugë në të cilat prezenca fizike e Policisë është më e reduktuar. Falë aplikacionit, qytetarët kanë mundësinë që të jenë “Syri i Policisë” edhe në zonat më të largëta. Falë njoftimeve të sakta të adresuara në Komisariatin Dixhital, rrugorët e kryeqytetit këtë javë kanë mundur të identifikojnë në kohë dhe të procedojnë administrativisht 432 drejtues mjetesh, konkretisht:

Ndërkohë, në të gjithë vendin, gjatë kësaj jave, si rezulat i denoncimeve të qytetarëve në Komisariatin Dixhital, janë ndëshkuar me masë administrative 1994 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komisariati dixhital policia rrugore procedohen 432 drejtues mjetesh shkeljet rrugore komisariati dixhital policia rrugore procedohen 432 drejtues mjetesh shkeljet rrugore

Sondazh

Poll