Aktualitet

7 gushti i masakrave, Artan Hoxha përkujton katër oficerët e vrarë nga Dritan Dajti në Durrës dhe ‘komisarin e hekur

7 Gusht 2021, 16:38 Nga DOSJA
7 gushti i masakrave, Artan Hoxha përkujton katër oficerët e

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar sot dy ngjarje mjaft e të rënda e njëkohësisht të rëndësishme, që kanë ndodhur më datë 7 gusht. Në një postim ne profilin e tij në Facebook, Hoxha shkruan se si sot e 18 vite më parë, vdiq koloneli Gani Malushi, Shefi i komisariatit të Krujës, i cili ra pre e një atentati vetëm 100 metra larg drejtorisë së Policisë në Durrës, më 6 gusht. Një ditë më vonë, ‘komisari i hekurt’ ndërroi jetë në spital.

Por në këtë datë, por në vitin 2009, 12 vite më parë, është regjistruar masakra e Durrësit. Në këtë ditë, katër oficerë policie, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, teksa përpiqeshin të arrestonin Dritan Dajtin. Ata u shpallën Deshmorë të Atdheut, por Hoxha shton se sot në asnjë njoftim zyrtar të Ministrisë së Brendhshme nuk lexoi asnjë fjalë të vetme për në përkujtim të këtyre pesë të rënëve në krye të detyrës.

“Heronjte jane persona, qe kane bere ate qe duhej bere, duke pranuar pasojat”….(Paulo Coelho). 7 gushti eshte gjithnje nje dite e trishtuar per mua… Eshte nje date qe me kujton vazhdimisht Burrat me B te madhe, qe sakrifikuan jeten per kete vend. Dhe nuk jane deshmore te shekullit te kaluar, jane heronjte tane te fresket, ku deshmitare te renieve te tyre heroike, jemi vete. Me 7 gusht 2003, nderroi jete duke luftuar me vdekjen, Deshmori i Atdheut, Kolonel Gani Malushi. I plagosur nje dite me pare ne nje atentat te organizuar vetem 100 metra prane drejtorise se policise Durres, Shefi i komisariatit te Krujes, kolonjari 50 vjeçar Gani Malushi, nuk i mbijetoi bresherise se kallashnikovit… Me 7 gusht 2009, 12 vite me pare, po ne qytetin e Durresit, ne nje operacion policor te skuadres se operacioneve speciale, per te arrestuar Dritan Dajtin, mbeten te vrare 4 oficere policie, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, tashme Deshmore te Atdheut… Kerkova larte e poshte ne njoftimet zyrtare te Ministrise se Brendeshme, por askund nuk pashe nje fjale te vetme ne perkujtim te 5 Deshmoreve te Atdheut, te rene ne krye te detyres.. Nderim dhe krenari per ju Deshmore te Atdheut…”- shkruan Hoxha.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti gani malushi masakra e durresit dritan dajti gani malushi masakra e durresit

Sondazh

Poll