Aktualitet

Vendosen tarifat: 30 euro për të hequr dorë nga shtetësia shqiptare, 10 mije lekë për ta marrë, për ta lënë e për ta

7 Gusht 2021, 13:58 Nga DOSJA
Vendosen tarifat: 30 euro për të hequr dorë nga shtetësia

TIRANË– Për të fituar shtetësinë shqiptare mjafton një tarifë prej 10 mijë lekësh, ndërkohë që për ta lënë atë, kosto është edhe më e ulët, 30 euro. Në debatin e fortë që ka shkaktuar Ligji i ri për të Huajt mes Kryeministrisë e Zyrës së Presidentit, Këshilli i Ministrave ka miratuar tarifat që do paguhen për lënien apo fitimin e shtetësisë shqiptare. Përmes një vendimi që mban datën 1 korrik, Qeveria ka përcaktuar tarifat e shërbimit që do të aplikohen për personat që aplikojnë për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare me vendbanim në Republikën e Shqipërisë, ashtu si dhe ata me me vendbanim jashtë territorit të Shqipërisë.

Tarifa për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat e aplikimit pranë Policisë së Shtetit do jenë si më poshtë: Për aplikimin për fitimin e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë; 2. Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 10000 lekë; 3. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare:10000 lekë. Tarifat për veprime e shërbime që kryhen nga zyrat përkatëse pranë përfaqësive diplomatike do jenë si më poshtë: Për aplikimin për lënien e shtetësisë shqiptare: 30 euro; 2. Për aplikim për rifitimin e shtetësisë shqiptare:30 euro; 3. Nxjerrje dokumenti nga regjistri elektronik: 30 euro.

Tarifat për të fituar apo hequr dorë nga shtetësia shqiptare vijnë në një çast kur Presidenca ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend Ligjin e ri për Të huajt. Zyra e kreut të shtetit argumenton se ligji ka qëllim krijimin e lehtësive për të mbushur me punëtorë të huaj boshllëqet e krijuara nga largimi masiv i shqiptarëve.

Marrë nga SCAN 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nenshtetesia shqiptare qeveria shqiptare nenshtetesia shqiptare qeveria shqiptare

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2021, 11:10

TIRANË– Policia apelon drejtuesit e mjeteve që të qarkullojnë sipas rregullave të qarkullimit rrugor dhe të mos rrisin shpejtësinë.Përgjatë 24 orëve ...