Aktualitet

Burri la shtatzënë 20-vjeçaren në Fier, gruaja shokohet kur e mëson, i drejtohet gazetares: Ça po më thua kshu me….Vajz

7 Gusht 2021, 13:31 Nga DOSJA
Burri la shtatzënë 20-vjeçaren në Fier, gruaja shokohet

FIER– Gruaja e Petrit Arapit i cili u arrestua ditën e sotme pasi akuzohet se ka përdhunuar 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara ka mohuar ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për ‘Faxnews’, ajo thotë se policia i ka thënë që e kanë marrë për shkak të parcelës me drogë që kanë zbuluar, që sipas saj nuk ka të bëjë me burrin e saj. Ajo shton se në momentin që policia i ndaloi të shoqin, iu bë me dije se e kanë marrë në komisariat për drogë.

Atë e kanë marrë kot. Nuk dimë gjë për 20 vjeçaren. Kjo është shtëpia e jonë. Ne jemi vetëm këtu, s’kemi njeri. Unë tashi s’di gjë. Ma mori burrin dje policia, kanë mbjellë drogë aty lart. Ma morën e futën brenda. Kaq di unë. Unë nuk e di për çfarë është akuzuar. Unë thashe kanë ardhur i kanë hedhur drogën dhe ja kanë ngecur burrit tim. Policia kshu na tha. Nuk e di pse ma kanë marrë burrin, e mbjellin të tjerët drogën dhe marrin këtë. Moj ça thua ti moj eee. Për atë punë moj? A je në terezi ti a jo? Ça po thonë kështu këta moj. O ça po thotë kjo kshure. Nuk di gjë unë xhanëm për këto punë. Policia ka ardhur 3-4 herë dhe ka thënë drogë, drogë drogë. Ça po më thua kshu me”, tha gruaja.

Vajza e saj u tregua më e rezervuar se e ëma dhe nuk pranoi të fliste për kamerat.

“Hajde mama. Nuk ju jap asgjë të dhëna. Nuk e dimë ku e ka shtëpinë. Hajde mama. Nuk jap të dhëna. Mama hajde brenda”, u shpreh ajo.

Ngjarja e rëndë u bë e ditur ditën e sotme për mediat. Petrit Arapi do të akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet petrit arapi petrit arapi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2021, 11:10

TIRANË– Policia apelon drejtuesit e mjeteve që të qarkullojnë sipas rregullave të qarkullimit rrugor dhe të mos rrisin shpejtësinë.Përgjatë 24 orëve ...