Aktualitet

Pas veriut e jugut edhe fshati Gjorgos në Fier përfshihet nga zjarri, forcat operacionale prej orësh në ‘luftë’ me flak

7 Gusht 2021, 11:49 Nga DOSJA
Pas veriut e jugut edhe fshati Gjorgos në Fier përfshihet nga zjarri,

FIER– Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit. Zjarri ka filluar mëngjesin e së shtunës dhe i ndihmuar nga era flakët po përparojnë me shpejtësi.

Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 12 punonjës dhe një mjet zjarrfikës.

Terreni i vështirë dhe era e fortë e vështirësojnë fikjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë me të gjitha mjetet për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, në mesditë, në ndihmë të zjarrfikësve ka ardhur edhe një helikopter që po ndihmon në fikjen e zjarrit nga ajri.

Për fat të mirë zjarri nuk paraqet rrezik për banorët, pasi është larg zonave të banuara./Top Channel/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarre ne shqiperi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2021, 11:10

TIRANË– Policia apelon drejtuesit e mjeteve që të qarkullojnë sipas rregullave të qarkullimit rrugor dhe të mos rrisin shpejtësinë.Përgjatë 24 orëve ...