Pjesëmarrja e Bregoviç në festival, paralajmërohet PROTESTË në qytetin e Korçës
KORÇË– Qytetarët në Korçë do të dalin ditën e nesërme në orën 11:00 përballë Katedrales Orotodokse. Në një postim në Facebok, “Korça Report” njofton se qytetarët e Korçës do të protestojnë për praninë gjatë Festës së Birrës të këngëtarit Goran Bregoviç.
POSTIMI:
Rezistenca kundër Goran Bregoviç në Festën e Birrës, lajmërohet protestë nga qytetarët korçarë.Rezistencë në rritje kundër pranisë të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ndërsa bashkia si organizatore refuzon të tërhiqet nga ftesa për këngëtarin. Zhvillimi më i fundit në reaksionin e pakënaqësive është një protestë e lajmëruar nga qytetarët, dhe që pritet të zhvillohet nesër.’Sapo dorëzuam dokumentin ne komisariatin e Policisë Korçë që njofton për protestë, për të ndaluar këngëtarin serb Goran Bregoviç ne Festen e Birra Korca. Ju ftojmë te gjithe Intelektualet, qytetaret nga te gjitha trojet etnike te jenë prezent, per te ndaluar kengetarin serb, anti-shqiptarin Goran Bregoviç. Protesta eshte PAQESORE, edhe e HESHTUR. Vendndodhja katedralia ortodokse Korçë. Diten e diel datë 08-08-2021. Ora 11:00′ bëri të ditur një prej qytetarëve organizatorë të protestës.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.
Kush është Goran Bregoviç?
Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
E FRIKSHME/ 39-vjeçari dhunon dhe rrëmben ish-bashkëshorten në Tiranë
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 39-vjeçar ka dhunuar dhe më pas ka rrëmbyer ish-bashkëshorten e tij. Policia bën me dije se...
Punimet në rrugë pengojnë qarkullimin e mjeteve, qytetarët presin 40 minuta në trafik në autostradën Tiranë-Elbasan
TIRANË– Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Tiranë-Elbasan, për shkak të punimeve në rrugë. Mësohet se udhëtarëve i është dashur të presin rr...
Dita e 5-të e grevës së urisë/ Banorët e Lumasit ‘mbijetojnë’ me serum, qytetari: Kam forca që të shtyj dhe nja dy d
KUÇOVË-Banorët e Lumasit kanë hyrë sot në ditën e pestë të grevës së urisë dhe nuk pranojnë të dorëzohen pavarësisht se po trajtohen me serum. Ata u...
Vidhnin automjete dhe banesa, arrestohet një person në Durrës dhe dy të tjerë shpallen në kërkim
DURRËS– Në kuadër të operacionit ‘Mesnata’, policia e Durrësit ka vënë në pranga 1 person dhe ka shpallur në kërkim sy të tjerë nën akuzë...
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar
VLORË– Një person është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për djegien e një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm.Sipas po...
Zjarrëfikësit nuk marrin para për orët shtesë, Leli: Ka ndodhur për arsye të kufizimeve ligjore, do paguhen për të gjit
VLORË– Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka reaguar në lidhje me lajmin se zjarrfikësit e Vlorës, prej dy muajsh, nuk kanë marrë lekët për orët shtes...
Të dënuar më parë për trafikim narkotikësh dhe armësh/ Arrestohen 2 persona në Durrës, iu gjetën 3 pistoleta “Zoraki
DURRËS– Dy persona me precedent të mëparshëm kriminal janë vënë nën prangat e policisë në Durrës si dhe janë sekustruar në cilësinë e provës material...
MBLEDHJE urgjente me Çuçin/ Veliu, Vocaj dhe Agaçi në Ministrinë e Brendshme, takim për zjarret në vend dhe kontrollet e
TIRANË– Ardi Veliu, Tonin Vocaj dhe Engjëll Agaçi po zhvillojnë një takim në Ministrinë e Brendshme me ministrin Bledi Çuçin. Takimi m...