Bota

‘Gafa’ e Biden/ Popullsia shkon deri në 331 milionë, presidenti tejkalon shifrat: 350 milion amerikanë tashmë janë vaks

7 Gusht 2021, 11:46 Nga DOSJA
‘Gafa’ e Biden/ Popullsia shkon deri në 331 milionë,

SHBA- Në SHBA, 350 milionë doza janë dhënë deri më tani. Në javën e fundit, u administruan mesatarisht 694,138 doza në ditë. Reth 58% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë ndëra 50% janë vaksinuar plotësisht.

Sipas Indipendent, presidenti Joe Biden bëri një gafë numerike gjatë një fjalimi, pasi ai u tha dëgjuesve se 350 milionë amerikanë ishin vaksinuar tashmë dhe ishin shumë mirë, kur në fakt sipas regjistrimit të fundit, të publikuar në prill të këtij viti, e gjithë popullsia e Shteteve të Bashkuara është 331 milion.

Kjo është një pandemi e të pavaksinuarve. Kështu që ne duhet të vaksinojmë më shumë njerëz. Sa është numri përsëri, prit t’ja kujtoj vetes, 350 milion amerikanë tashmë janë vaksinuar. Ata ndjehen shumë mirë. ”-tha Biden.

Ka shumë mundësi që Biden ju referua gabimisht numrit të dozave të vaksinave të administruara në Shtetet e Bashkuara, që është pothuajse 350 milionë. Numri aktual i amerikanëve plotësisht të vaksinuar është 166 milionë, pra afërsisht gjysma e popullsisë.

Çdokush që ka një njohje kalimtare me karrierën e Biden duhet ta dijë se ai është i ‘prirur’ për gabime verbale. Presidenti madje i është referuar vetes në të kaluarën si “një makinë gafe”.

Javën e kaluar Biden ngatërroi ish -presidentët Donald Trump dhe Barack Obamën në një fjalim në fabrikën e montimit të Mack Trucks në Luginën Lehigh të Pensilvanisë. Ai e kapi gabimin e tij, duke thënë se kishte qenë një lapsus frojdian.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden vaksinimi ne shba joe biden vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll