Bota

‘Vera më e keqe’ , Mitsotakis tha riparimi i dëmeve do të jetë përparësia e qeverisë greke pas shuarjes së z

7 Gusht 2021, 10:27 Nga DOSJA
‘Vera më e keqe’ , Mitsotakis tha riparimi i dëmeve do

GREQI– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shkoi në Qendrën e Përbashkët të Koordinimit të Operacioneve të Brigadës së Zjarrit në Chalandri të Shtunën në mëngjes, në mënyrë që të informohej menjëherë për situatën e fronteve të zjarrit në të gjithë vendin.

Sipas mediave greke, në deklaratat e tij, menjëherë pas përfundimit të vizitës, Mitsotakis tha se rivendosja e dëmeve është përparësia e parë e qeverisë.

Ne do të ndryshojmë mënyrën se si bëjmë ripyllëzimin, me shumë përpjekje dhe sapo të përfundojë kjo verë makthi. Ne i jemi mirënjohës grave dhe burrave të Brigadës së Zjarrit, të gjithë vullnetarëve, Policisë Greke, Rojes Bregdetare për përpjekjen e madhe që bënë mbrëmë për të kontrolluar frontet e mëdha të zjarrit, kryesisht në Atikë dhe në Evia, Ilia dhe Mani.”-tha ai.

Ai vijoi duke thënë se situata paraqitet pak më e përmirësuar dhe se prioriteti i të gjitha këtyre ditëve të fundit ishte para së gjithash mbrojtja e jetës njerëzore, në masën që është e mundur të mbrohet prona, veçanërisht që zjarri të mos hyjë në vendbanime pasi në këtë rast do të kishte shumë dëme.

Të gjitha zonat e djegura do të konsiderohen të ripyllëzueshme. Ne do të ndryshojmë mënyrën e fillimit të projekteve të mbrojtjes, shuarjen e zjarrit, por edhe mënyrën se si bëjmë ripyllëzimin. Dhe me shumë përpjekje dhe besoj, me përfshirjen e shoqërisë civile, kur kjo verë e keqe të kalojë, ne do të përqendrojmë të gjithë vëmendjen tonë në riparimin e dëmit sa më shpejt “.-përfundoi ai.

Lajmi kryesor/ Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shënohen viktima në Turqi, Greqi e Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe Italia shpallin gjendjen e krizës

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotaksis kyriakos mitsotaksis

Sondazh

Poll