Bota

Sulm me thikë në Japoni, një 20-vjeçar qëllon dhjetë pasagjerë të trenit të udhëtarëve në Tokio

7 Gusht 2021, 09:25 Nga DOSJA
Sulm me thikë në Japoni, një 20-vjeçar qëllon

JAPONI– Një burrë plagosi me thikë të paktën 10 pasagjerë të një treni udhëtarësh në kryeqytetin japonez Tokio dhe tentoi të arratisej, por më vonë u kap nga policia.

Sipas Aljazeera, nëntë nga 10 të palgosurit janë dërguar në spital ku njëri është në gjendje të rëndë, ndërda i dhjeti mundi të shkonte në shtëpi me plagë të lehta.

Krimi i dhunshëm është i rrallë në Japoni, dhe sulmi vjen me kryeqytetin në gatishmëri të shtuar të sigurisë ndërsa pret Lojërat Olimpike. Plagosja ndodhi në një tren dje në mbrëmje në repartin Setagaya, në perëndim të qytetit.

Një dëshmitar në një stacion aty pranë ku u ndal treni tha se udhëtarët po nxitonin nga vagonët dhe bërtisnin se kishte një goditje me thikë dhe kërkonin ndihmën e parë. Një dëshmitar tjetër i tha NHK se ai pa udhëtarët e lyer me gjak të dilnin nga treni, pasi një spiker kërkoi mjekë dhe pasagjerë që mbanin peshqirë.

Dhjetëra mjekë dhe policë mbërritën në stacion, tha një nga dëshmitarët. Treni u ndalua urgjentisht pasi u lajmërua operatori hekurudhor, dhe një thikë dhe telefon celular që besohet se i përkisnin të dyshuarit u gjetën në bord.

I dyshuari mashkull, në të 20 -at, thuhet se u mor nga policia pasi u dorëzua në një dyqan aty pranë, duke i thënë menaxherit se ai ishte autori i sulmit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm me thike ne japoni sulm me thike ne japoni

Sondazh

Poll