Bota

E rëndë në SHBA/ 6 persona humbin jetën pas një rrëzimi të një avioni në Alaska

7 Gusht 2021, 09:32 Nga DOSJA
E rëndë në SHBA/ 6 persona humbin jetën pas një

SHBA– Gjashtë persona kanë vdekur pasi një aeroplan u rrëzua në Alaskën juglindore të enjten, sipas rojeve bregdetare të SHBA-së.

Një ekuipazh helikopteri MH-60 Jayhawk nga Stacioni Ajror i Rojës Bregdetare gjeti rrënojat në orën 2:37 pasdite dhe dërgoi trupa shpëtimi të cilët nuk raportuan të mbijetuar,” tha Roja Bregdetare në një deklaratë.

Sipas CNN, në bordin e avionit të identifikuar nga zyrtarët si i operuar nga kompania Southeast Aviation, ishin pesë pasagjerë dhe një pilot. Kishte mjegull dhe shi të lehtë në zonë në kohën e përplasjes, sipas Rojës Bregdetare, me erë të moderuar dhe dukshmëri dy milje.

Autoritetet e Alaskës dhe Rojet Bregdetare filluan kërkimin e tyre pasi avioni u zhduk nga radarët herët të enjten, të paralajmëruar në zonë nga një radio fener që tregon pozicionin e urgjencës i cili automatikisht siguron vendndodhjen e tij.

Alarmi e tregonte avionin pranë Ketchikan në afërsi të Monumentit Kombëtar Misty Fjords, një atraksion turistik i njohur, shpesh i parë nga aeroplanët që mund të ngrihen dhe të ulen në ujë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rrezohet avioni ne alaska rrezohet avioni ne alaska

Sondazh

Poll