Bota

I pamëshirshëm dhe i saktë! Kush është vrasësi shqiptar që ekzekutoi ultrasin e Lazio-s, ‘Diabolik’? Mediat italiane:

7 Gusht 2021, 09:30 Nga DOSJA
I pamëshirshëm dhe i saktë! Kush është vrasësi

ITALI– Një profesionist i pamëshirshëm dhe i saktë! Kështu e përshkruan media italiane L’Espresso, vrasësin e Fabrizio Piscitelli, që sipas tyre është shqiptar.

Media italiane shkruan se vrasësi i tij  është ekzekutuar në Shqipëri nga kriminelë. Ata vijojnë duke shkruar se vrasësi 40-vjeçar është kapur në Shqipëri nga persona të paidentifikuar të cilët e kanë torturuar dhe më pas e kanë vrarë. Më tej, në artikull bëhet e ditur se shqiptari është torturuar nga klanet që ndodhen në Shqipëri.

Sipas artikullit, vrasësi shqiptar i Piscitellit është i njëjti që ekzekutoi me plumb në kokë në një plazh të Romës edhe Selavdi Shehajn, me pseudonimin “Tarzani”, një trafikant shqiptar i drogës.

Prokuroria italiane po e heton ngjarjen si vrasje mafioze.

Më 7 gusht 2019 Fabrizio Piscitelli u vra në parkun e Ujësjellësit në Romë. Figura e shquar e tifozëve te Lacios, 53 vjeç, Piscitelli ishte i njohur në qarqet e ultrazërit të Lazios me pseudonimin Diabolik. Dy vjet pas atij krimi ende nuk ka asnjë fajtor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni “diabolik” “diabolik”

Sondazh

Poll