Aktualitet

Riaktivizohen disa vatra zjarri! Flakët pushtojnë zonën e Gjirit të Gramës dhe fshatin në Karaburun, punonjësit e ADZM ni

7 Gusht 2021, 06:05 Nga DOSJA
Riaktivizohen disa vatra zjarri! Flakët pushtojnë zonën e Gjirit

VLORË– Zjarri në Gjirin e Gramës në Vlorë dhe mbi fshatin Dukat të Ri në Karaburun është riaktivizuar.  Nga video dallohet që situata është e vështirë nga flakët.

Në gjirin e Gramës, jo vetëm pushuesit por edhe bizneset po rrezikojnë nga flakët të cilat po përhapen me shpejtësi. Disa punonjës të ADZM janë nisur drejt vatrave për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Vlorës, Arbi Agalliu ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga Grama, ku duken flakët e zjarrit që sipas tij po rrezikojnë bizneset dhe pushuesit.

Postimi i plotë:

Kjo është situata në Gramë. Sapo kam komunikuar me Stacionin e Policisë Himarë dhe në pritje që roja bregdetare të mbrij sa më parë.U bë ditë e ditë që situata neglizhohet dhe nuk merret seriozisht zjarri në anën e pasme të Karaburunit. Jo vetëm pushuesit por edhe bizneset në këtë zonë po rrezikojnë seriozisht. Duhet patjetër ndërhyrje nga ajri sa më parë.

Dita e 15/ Shuhen disa vatra zjarri, Karaburuni dhe Maja e Rrunës me intensitet të lartë, 10 nën monitorim. Shpresat për shuarjen e flakëve mbeten te helikopterët e mbërritur nga Holanda e Çekia

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll