Aktualitet

Dita e 15-të/ Flakët përpijnë vendin, situatë kritike në Jug e Veri, rindizet Dukati, zjarri futet në pyllin e dendur të

7 Gusht 2021, 05:46 Nga DOSJA
Dita e 15-të/ Flakët përpijnë vendin, situatë kritike

TIRANË– E shtuna shënon ditën e 15-të që territori i Shqipërisë është në ‘luftë’ me zjarret. Në total janë 10 vatra zjarri aktive ndërsa 2 prej tyre si Karaburuni dhe Maja e Rrunës janë vatra me intensitet më të lartë. Zjarri në Dukat është rindeur dhe situata duket kritike. Gjendja në Mirditë është e rëndë gjithashtu. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se flakët kanë arritur të depërtojnë në pyllin e dendur, gjë që e vështirëson punën për neutralizimin e tyre.

Në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër zjarri, për të cilën po vijon puna për vënien nën kontroll nga forcat në terren. Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në malin e Xhyrës, në bashkinë e Librazhdit. Vatra zjarri të tjera, të cilat janë nën kontroll janë në luginën e Valbonës. Në fshatin Klysyrë, në fshatin Gjorgos të Fierit, situata është përmirësuar. Aty nuk ka rrezik për djegien e banesave dhe vatrat po mbahen nën monitorim.

Në fshatin Deshiran në bashkinë e Belshit, era po ndërlikon punën e forcave operacionale. Zjarri në fshatin Treblovë, në bashkinë Selenicë është shuar. Një vatër në terren të vështirë është paraqitur edhe në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit në Bejkollarë, por nuk rrezikon përhapjen e flakëve. Po punohet për izolimin e saj. Punonjësit e zjarrfikëses dhe emergjencave civile po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në një vatër zjarri në zonat e mbrojtura Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, në fshatin Bejkollarë, në Gjirokastër.

Me ndërhyrjen edhe të 3 helikopterëve të mbërritur nga Holanda e Çekia si pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE pritet edhe shuarja përfundimtare e zjarreve.

SITUATA E ZJARREVE SIPAS MINISTRISË SË MBROJTJES:

-Situata e zjarrit në Dukat është rindezur, situata është kritike.

-Në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, zjarri ka përparuar duke u futur në zonë me dendësi pyjore. Aty forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugës së fshatit. Në varësi të situatës mund të parashikohet edhe ndërhyrje nga ajri.

-Vatra e zjarrit në fshatin Munellë-Domgjon, në Fan të Mirditës është izoluar në njërën anë, por ka përhapje në pjesën e sipërme, ku ndërhyrja bëhet e vështirë.

-Në Kukës në Majën e Rrunës, ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit, por situata po mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos ketë përhapje.

-Vatra zjarri ka edhe në luginën e Valbonës,

-Në fshatin Klysyrë, në fshatin Gjorgos të Fierit, situata është përmirësuar.

-Një vatër në fshatin Deshiran në bashkinë e Belshit, era po ndërlikon punën e forcave operacionale.

-Një vatër në terren të vështirë është paraqitur në vendin e quajtur “Varri i Nures”, në kufi midis Përmetit dhe Skraparit në Bejkollarë.

-Punonjësit e zjarrfikëses dhe emergjencave civile po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në një vatër zjarri në zonat e mbrojtura Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, në fshatin Bejkollarë, në Gjirokastër.

(a.b;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll