Bota

GOBACKVIC! Shqiptarët bëhen bashkë kundër këngëtarit serb, ndërmarrin nismën online

6 Gusht 2021, 21:09 Nga DOSJA
GOBACKVIC! Shqiptarët bëhen bashkë kundër

TIRANË– Përveç deklaratave persona për bojkotimin e koncertit për Festën e Birrës në Korçë ku është ftuar këngëtari serb Goran Bregoviç, shqiptarët tani kanë gjetur një mënyrë të re ‘proteste’. Me anë të një hashtagu ‘GOBACKVIC’, të gjithë artistët shqiptarë po shpërndajnë foto në rrjetet sociale, për të treguar se nuk e duan Bregoviç në Korçë.

“GOBACKVIC se nuk mund të na e marrësh për herë të dytë dinjitetin! Go Back Viç se kemi Mihallaq Andrean në Korçë që këndon serenata korçare dhe që ta kënaq shpirtin, go back viç se kemi korin Lira dhe plot artistë të tjerë që një grusht njerëzish i lënë në harresë!”- është teksti i shkruar mbi foton që ka shpërndarë Flori Mumajesi dhe që po bëhet virale.

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic koncerti i bregovic ne korce revolta e shqiptareve ndaj bregovic

Sondazh

Poll