Aktualitet

Arbitri bëhet hero në Shëngjin, futet në mes të detit dhe shpëton familjen nga Kosova

6 Gusht 2021, 20:34 Nga DOSJA
Arbitri bëhet hero në Shëngjin, futet në mes të detit

TIRANË– Një arbitër i Kategorisë së Parë, Bekris Dragusha ka arritur të shpëtojë një familje me tre anëtarë që rrezikonin të humbnin jetën në Shëngjin.

Ngjarja është regjistruar në plazhin e Shëngjinit dhe është bërë me dije nga Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit në ‘’Facebook’’.

Familja nga Kosova ka hasur vështirësi në det dhe aty është gjendur arbitri Bekris Dragusha i cili në verë punon vrojtues plazhi, pranë vendlindjes së tij. Dragusha ka ndërhyrë menjëherë së bashku me shokun tjetër Luçjano Marku duke shpëtuar burrin dhe dy vajzat e tij.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bekris dragusha bekris dragusha

Sondazh

Poll