Aktualitet

Kokainë, 17 mijë euro dhe ora të shtrenjta, arrestohen tre shqiptarë në Itali

6 Gusht 2021, 20:29 Nga DOSJA
Kokainë, 17 mijë euro dhe ora të shtrenjta, arrestohen tre

ITALI– Tre shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Brescia të Italisë pasi u kapën me një kilogramë kokainë. Mediat italiane shkruajnë se efektivët e policisë u futën për kontroll në një apartament në zonën e Botticino-s duke i kapur shqiptarët me 1 kg kokainë në duar.

Nga kontrolli i bërë më pas në banesë, autoritetet gjetën edhe 18 doza të vogla të paketuara, 50 gramë kokainë, mjete që bënin ndarjen dhe peshimin e lëndës narkotike si dhe dy ora shumë të shtrenjta.

Në çantën e një prej shqiptarëve u gjetën edhe 17 mijë euro cash.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shqiptare ne itali arrestohen 3 shqiptare ne itali

Sondazh

Poll