Aktualitet

Aksident në Fushë Krujë, mjeti përlas këmbësorin, drejtuesi largohet nga vendi i ngjarjes

6 Gusht 2021, 19:38 Nga DOSJA
Aksident në Fushë Krujë, mjeti përlas këmbësorin,

FUSHË KRUJË– Një 68-vjeçar me inicialet B.L., është aksidentuar dhe ka mbetur i plagosur. Mësohet se ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. 68-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një makinë.

Ai është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që makina që e përplasi bashkë me drejtuesin, janë larguar në drejtim të paditur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.08.2021, në orën 20:40, në Kameras, Fushë Krujë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. L., rreth 68 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja. Shtetasi B. L., ndodhet në spital nën kujdesin me mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fushe kruje aksident ne fushe kruje

Sondazh

Poll