Aktualitet

Humbën jetën nga aksidenti, familjarët e familjes Gushi me anë të memorialit u bëjnë thirrje qytetarëve që të respekto

6 Gusht 2021, 18:22 Nga DOSJA
Humbën jetën nga aksidenti, familjarët e familjes Gushi me

FIER- Familjarët dhe të afërmit e familjes Gushi e cila u shua disa javë më parë në një aksident automobilistik në autostradën Vlorë-Fier, kanë vendosur një memorial në kujtim të viktimave në vendin e aksidentit. Në memorialin e vendosur familjarët gjithashtu kanë shkruar një mesazh sensibilizimi për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Ata në memorial u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, duke i dhënë makinës në mënyrë të sigurtë dhe të mos e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Pranë memorialit janë vendosur fule dhe foto të familjes Gushi që u shua në atë aksident.

Si ndodhi aksidenti?

Ngjarja e rëndë ndodhi disa javë më parë në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e njohur si “Kripë”, ku të katër anëtarët e familjes Gushi humbën jetën. Eduart, Silvana, Anastasia dhe Eva, humbën jetën teksa ishin duke shkuar me pushime në bregdet, pasi ishin kthyer nga Greqia, ku jetonin dhe punonin prej vitesh. Ata u përplasën nga një mjet Audi A8, që drejtohej nga i riu Igli Madani. Ky i fundit është arrestuar nga Policia.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anastasia gushi eduart gushi eva gushi familja gushi silvana gushi anastasia gushi eduart gushi eva gushi familja gushi silvana gushi

Sondazh

Poll