Aktualitet

Ardhja e helikopterëve nga Holanda dhe Çekia, Çako: Situatë e vështirë, edhe për vende më të fuqishme se Shqipëria

6 Gusht 2021, 18:18 Nga DOSJA
Ardhja e helikopterëve nga Holanda dhe Çekia, Çako:

TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako rha se helikopterët e ardhur nga Holanda dhe Çekia do të nisin nga puna nesër në mëngjes për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në vendin tonë. I pranishëm në Rinas, Çako tha ai beson fort që me anë të tyre do të bëhet e mundur shuarja e shumë vatrave.

I pyetur nëse Shqipëria i ka kapacitetet e duhura për të përballuar flakët, Haki Çako deklaroi se këto lloj situatash janë të vështira dhe për vende më të fuqishme se Shqipëria.

“Operacioni vazhdon në zonën e Karaburunit. Është punuar me të gjitha forcat e mbrojtjes civile dhe nga ajri. Sapo kanë mbërritur helikopterët, dy nga Holanda dhe ai i Çekisë. Nesër në orët e para të mëngjesit do të fillojë aksioni. Besojmë shumë se ky operacion do të mbyllë vatrat e shumta. Eshtë një situatë që ka marrë përmasa në të gjithë rajonin, dhe kuptohet që kapacitetet tona ishin të reduktuara prandaj dhe ju drejtuam vendeve europiane. Të gjitha rastet e fatkeqësisve të tilla, edhe shtete më të fuqishme se Shqipria nuk mund ta përballojnë. Jam i bindur së bashku me ndihmën e miqve tanë do ta kalojmë. Shumica e rasteve janë me dashje,”- tha Cako ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Dita e 14 e ‘betejës’ me flakët, qetësohet Vlora! Situatë kritike dhe në Mashkullorë të Gjirokastrës, nis evakuimi i banorëve

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll