Aktualitet

Situata nga zjarret në vend, mbërrijnë 2 helikopterët nga Holanda së bashku me 50 forca ushtarake  

6 Gusht 2021, 17:20 Nga DOSJA

TIRANË- 3 helikopterë për shuarjen e zjarreve kanë mbërritur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit si ndihmë nga Holanda dhe Çekia, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Mjetet u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako, përfaqësues të ambasadave përkatëse, shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Alexis Hupin.

Zv.ministrja Bici falenderoi në emër të qeverisë shqiptare dy vendet për ndihmën e dhënë në këto ditë të vështira, ndërsa njoftoi se puna e helikopterëve do të nisë nesër në mëngjes herët. Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako shprehu mirënjohjen për përgjigjen në kohë të shpejtë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, duke vënë në dukje se situate ka qenë e rënduar veçanërisht në gadishullin e Karaburunit, pikërisht në kufi me Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Shefi politik i delegacionit të BE, Alexis Hupin tha se ndihma që vjen nga Bashkimi Europian është shenjë e solidaritetit evropian.

“Kjo është një shprehje e solidaritet të Bashkimit Evropian dhe duam t’i qëndrojmë në krah të Shqipërisë në këto momente. Jemi këtu për të mbrojtur jetët e njerëzve që po preken nga këto zjarre dhe gjithashtu bukuritë e natyrës shqiptare. Nesër fillon puna me helikopterin”, u shpreh z.Hupin.

Nga Çekia mbërriti helikopteri i parë, nga 3 që pritet t’i bashkohen flotës së ndihmës për shuarjen e flakëve. Bashkë me helikopterët, pjesë e ndihmës janë edhe mbi 50 forca ushtarake të specializuara në fushën e emergjencave civile, të cilët do t’i bashkohen efektivëve shqiptarë që prej ditësh janë në përpjekje të pandërprera për shuarjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë. Bashkimi Evropian aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për t’u ardhur në ndihmë disa prej shteteve më të prekura nga zjarret si: Shqipëria, Italia, Greqia e Maqedonia e Veriut.

LAJMI KRYESOR: Dita e 14/ Qetësohet Vlora! Situatë kritike dhe në Mashkullorë të Gjirokastrës, zjarri përfshin dhe Luginën e Valbonës në Tropojë, po punohet në pesë zona. Vjen helikopteri nga Çekia

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mberrijne helikopteret nga holanda zjarret ne shqiperi mberrijne helikopteret nga holanda zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll