Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat: Stabilizohet situata në Gjirokastër, problem Karaburuni dhe Kukësi

5 Gusht 2021, 20:38 Nga DOSJA
Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat: Stabilizohet

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se vatra e zjarrit në Gjirokastër është stabilizuar. Nga të dhënat e përditësuara në orët e fundit, bëhet me dije se problem vijon të mbetet Karaburuni dhe Kukësi, aty ku flakët janë përhapur shumë.

Njoftimi zyrtar: Pas një pune të palodhur dhe të pandërprerë të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe punonjësve të shërbimeve zjarrfikëse e pushtetit vendor janë arritur të izolohen disa nga vatrat e zjarrit në vend, por ende mbeten active disa të tjera. Në Karaburun puna po vijon për shuarjen totale të flakëve, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe. Momentalisht nuk ka asnjë rrezik. Në Gjirokastër situata është stabilizuar. Mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.

Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri. Zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rreziqe të evidentuara. Në malin e Shëngjinit, në Lezhë vatra është izoluar. Zjarri në fshatin Kalis, në Kukës po mbahet nën kontroll, ndërsa është eleminuar rreziku për banesat. Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa.

LAJM KRYESOR:13 ditë/ Normalizohet situata në Gjorm të Vlorës, Karaburuni ende në flakë, përkeqësohet situata në Kukës, Peleshi dhe Rama: Prioritet jeta e banorëve. Nesër pritet ndihma nga Holanda e Çekia

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes zjarret ne shqiperi ministria e mbrojtjes zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 18:52

Sherr në Tiranë, plagoset i riu me thikë

TIRANË– Një 24-vjeçar me inicialet A.K., është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se i riu është plagos...