Bota

Pas vendeve të Europës jugore edhe Rusia përfshihet nga zjarret, mbi 200 zona të djegura në Siberi

6 Gusht 2021, 06:46 Nga DOSJA
Pas vendeve të Europës jugore edhe Rusia përfshihet nga zjarret,

RUSI– Pjesa më e madhe e Europës është përfshirë nga vala e të nxehtit, ku Greqia, Turqia, Italia dhe vendi ynë janë ende në ‘luftë’ me flakët. Rusia gjithashtu po përballet me sfidën e shuarjes së zjarreve që kanë pushtuar zonën e Yakutia në Siberi.

Sipas mediave të huaja, Rusia po përballet me dhjetëra vatra zjarresh në të gjithë territorin e vendit të cilat janë mbi 200 në total.

Anëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes së Pyjeve Ajrore të Rusisë, të veshur me respiratorë kundër tymit të ashpër, ndodhet në terren ku po mundohen të izolojnë vatra aktive për të evituar përhapjes.

Të ushqyer nga valët e nxehtësisë së verës, zjarret kanë përfshirë më shumë se 1.5 milion hektarë të zonës kënetore të Yakutia. Zonat e mëdha të Rusisë kanë vuajtur nga valët e të nxehtit dhe thatësira të nxitura nga ndryshimet klimatike vitet e fundit, me rekorde të shumta të temperaturës.

Lajmi kryesor/ Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shkrumbohen mijëra hektar pyje në Turqi, Itali e Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zjarre ne rusi zjarre ne rusi

Sondazh

Poll