Bota

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, do të mbahet dy seance të ndryshme

6 Gusht 2021, 06:19 Nga DOSJA
Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, do të mbahet dy seance të

KOSOVË– Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00 në dy seanca të ndryshme.

Në seancën e parë pritet të votojë disa pika të diskutuara dhe miratuara në seancën e kaluar, ndërsa në 12:00 do të nisë një seancë e re.

Në seancën e re, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si dhe atë për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Pika e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kuvendi i kosoves kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll