Bota

Kërcënon Noizy: Anuloni koncertin për Goran Bregoviç ose fansat e mi do e gjuajnë me shishe kokës

5 Gusht 2021, 21:14 Nga DOSJA
Kërcënon Noizy: Anuloni koncertin për Goran Bregoviç ose

KORÇË– Reperi Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy i ka bërë thirrje Bashkisë Korçë që të anulojë koncerti për Festën e Birrës ku është planifikuar të këndojë këngëtari serb, Goran Bregoviç.

Në disa statuse në rrjetet sociale, Noizy shkruan se nëse koncerti nuk anulohet, ai do të nxisë fansat e tij që ta sulmojnë me shishe birre në kokë. Reperi jep një tjetër alternativë për ta pasur si të ftuar në koncert, Dua Lipën.

“Bashkia e Korçës, ç’ne ai këngëtar për festën e birrës? Kush e njeh atë në Korçë? Cancel. “Cancel ate” ose unë do nxis fansat, ashtu siç nxiti ai në luftën e Kosovës. Shishe birra kokës çuna, e dini vetë ju, shishet plot, jo bosh. Dua Lipa është këtej plus e njeh gjithë bota, thirrni atë,”- shkruan Noizy.

Një ditë më parë, Bashkia Korçë në një prononcim për GazetaEkspress pranoi që ftesa i ishte bërë këngëtarit serb, por ky i fundit nuk kishte konfirmuar ende asgjë. Pas publikimit të këtij lajmi, një nga një, artistët shqiptarë bënë me dije se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.

Kush është Goran Bregoviç?

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni noizy rigels rajku noizy rigels rajku

Sondazh

Poll