Bota

Pas Konventës së 3 korrikut, PDK-ja zgjedh anëtarët e rinj të Kryesisë, Krasniqi: Tashmë unë kam një ekip që mund t

5 Gusht 2021, 20:53 Nga DOSJA
Pas Konventës së 3 korrikut, PDK-ja zgjedh anëtarët e rinj

KOSOVË- Partia Demokartike e Kosovës ka zgjedhur ditën e sotme kryesinë e saj të re të partisë. Gazeta Ekspress shkruan se me shumicë votash është votuar propozimi që bëri kreu i saj Memli Krasniqi për kryesinë e PDK-së.

Anëtarët e rinj të Kryesisë së partisë janë: Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Çollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

Ndërkaq, sot PDK-ja ka zgjedhur edhe nënkryetarët e partisë, të cilët janë: Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.  Ndërsa në postin e sekretarit të PDK-së është zgjedhur Bajrush Xhemajli.

Krasniqi pasi u zgjodh kryesia u shpreh se tashmë ai ka një ekip që mund t’i besojë dhe se që nga sot do të nisë rikthimi i PDK-së për të fituar besimin e qytetarëve.

“Falënderoj të gjithë dhe shpreh bindjen dhe vullnetin tim se kemi një ekip të jashtëzakonshëm. Jam i nderuar për të gjithë njerëzit që kanë pranuar t’i bashkohen PDK-së në këtë fazë. Rikthimi i PDK-së për të marrë besimin e qytetarëve fillon sot dhe unë kam një ekip të cilit i besoj. Në ditët në vijim do t’i shihni aktivitetet që na presin, nesër do të mbledh kryesinë për mbledhjen e parë konstituive, dhe për të vazhduar me vendime të rëndësishme që na presin si kryesi dhe për zgjedhjet lokale të 17 tetorit”, ka thënë Krasniqi.

Zgjedhja e Kryesisë së re të PDK-së, ka ardhur pas mbajtjes së Konventës më 3 korrik të këtij viti e ku kryetar i partisë u zgjodh Memli Krasniqi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni enver hoxhaj memli krasniqi ramë buja vlora citaku zgjidhet kryesia e pdk-se enver hoxhaj memli krasniqi ramë buja vlora citaku zgjidhet kryesia e pdk-se

Sondazh

Poll