Bota

Kërkonin lëmoshë rrugëve të Kosovës, dëbohen 22 shqiptarë

5 Gusht 2021, 20:28 Nga DOSJA
Kërkonin lëmoshë rrugëve të Kosovës, dëbohen

KOSOVË– Policia e Kosovës ka dëbuar 22 lëmoshë kërkues me origjinë nga Shqipëria. Përmes një njoftimi, policia e Kosovës ka bërë me dije se ka zhvilluar një operacion në lagjen Velania të Prishtinës.

Aty janë identifikuar 22 shtetas shqiptarë, të cilët kanë qenë më qëndrim të pa rregullt në Kosovë. Ata ishin të ndarë në tre familje, disa prej tyre të mitur.

“Shkeljet që janë konstatuar nga Ligji për të huaj kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre si lëmosh-kërkues dhe muzikant rruge, mos paraqitja e adresave të banimit të tyre, tejkalimi i qëndrimit brenda periodës kohore si dhe mos posedimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves policia e kosoves

Sondazh

Poll