Bota

Zjarret në Kosovë, rrezikohet Parku i Bjeshkëve të Namuna, Morina: Banorët janë evakuuar

5 Gusht 2021, 19:17 Nga DOSJA
Zjarret në Kosovë, rrezikohet Parku i Bjeshkëve të Namuna,

KOSOVË- Parku i Bjeshëve të Namuna në Kosovë po rrezikohet nga vatrat e shumta të zjarrit. KosovaPress shkruan se zjarri në Bjeshkët e Namuna është aktiv prej më shumë se 10 ditësh dhe se erërat e forta dhe relievi i vështirë e kanë bërë pothuajse të pamundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që drejtori i parkut kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna, Fatmir Morina ka thënë se banorët nuk janë të rrezikuar dhe se ka ndërhyrje në lokacionet ku vlerësohet rreziku.

“Tashmë është përhap zjarri edhe në lokalitete të tjera, ky zjarr është pothuajse që 10 dite u shfaqur ndërsa ne jemi mundur ta lokalizojmë por era e madhe e cila po mbizotëron ditët e fundit është kah e shpërndan me të madhe… Banorët nuk janë të rrezikuar, tri shtëpi të cilat janë më afër vatrave të zjarrit janë evakuuar ndërsa pjesë të tjera banorëve janë më larg zjarrit”, thotë Morina.

LAJMI KRYESOR: Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shkrumbohen pyjet e Turqisë, Italisë e Greqisë, mjekët ngrejnë alarmin për ndotjen e ajrit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarret ne kosove zjarret ne kosove

Sondazh

Poll