Politike

E inaguroi për zgjedhje, Ujësjellësi i Krujës nuk funksionon, shishja që piu Rama u çua me zjarrfikëse drejt depos

5 Gusht 2021, 19:44 Nga DOSJA
E inaguroi për zgjedhje, Ujësjellësi i Krujës nuk

TIRANË– Ujësjellësi që u inaugurua nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale para zgjedhjeve të 25 prillit, nuk funksionon. Euronews shkruan se ka qenë pranë ktij ujësjellësi dhe banorët kanë rrëfyer se aktualisht Kruja po furnizohet me ujë nga linja e vjetër 1 orë në dy ditë.

“Ujë i pijshëm i Krujës, 24 orë, gëzuar,”- tha kryeministri Rama kur bëri inagurimin dhe më pas mbushi një shishe me ujë dhe e piu. Por, sipas Euro Neës shishja që kaloi nga dora e Ramës tek ministrja Milva Ekonomi është dërguar me zjarrfikëse nga Tirana drejt depos ku do e mbushte kryeministri.

Ujësjellësi që u inaugurua gjatë fushatës elektorale nga Kryeministri Rama, nuk funksionon. Aktualisht Kruja po furnizohet nga linja e vjetër 1 orë në dy ditë. Burime për Euronews Albania thonë se edhe uji që Kryeministri piu gjatë inaugurimit, u çua me zjarrfikëse drejt depos,”- shkruan Euroneës.

Jemi në pikën e verës, kohë pandemie, 45 minuta ujë në dy ditë marrin ujë,”– thotë një prej banorëve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama ujesjellesi i krujes edi rama ujesjellesi i krujes

Sondazh

Poll

Politike 5 Gusht 2021, 10:21

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka qëndruar gjatë tek komenti i ambasadores amerikane, Yuri Kim për “ngrënien e barit”. Në konferencën e tij për shty...