Politike

5 Gusht 2021, 10:21 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka qëndruar gjatë tek komenti i ambasadores amerikane, Yuri Kim për “ngrënien e barit”. Në konferencën e tij për shtyp, Berisha tha se shqiptarët në të shkuarën kanë humbur jetën nga diktatura, ndaj dhe shtoi se ai kërkonte prova në mënyë që “shqiptarët të mos hanë bar”.


Pyetje: Rishikimi i listave, çfarë vendimi prisni të marrë Basha mbi rolin tuaj në Kuvend?

Berisha: Ambasadorja Kim është unike në botë. Pasi ka lavdruar të nesërmen një masakër zgjedhore kërkon të diktojë se kush duhet apo nuk duhet të mos futet në Kuvend. Ta zhvilloj pak. Ajo qëndrimin e saj e lidhi me dogmën e barit, jo rastësisht. Është e shkolluar mirë. Ka lexuar edhe Enver Hoxhën, edhe Lincoln. Për të gjithë ata para gjeneratës suaj, diktati dhe bari janë binom i pandarë. Shqiptarët e dinë mirë, se në diktaturë njerëzit kishin deleguar arsyen, ai u ofronte si rrugë shpëtimi,barin. Shqiptarët kanë ngrënë dhe kanë vdekur nga bari. Kanë hëngur edhe mish të ngordhur. Është shkruar në libra. Ka ndodhur edhe në Korenë e Veriut. Diktatura dhe bari janë të lidhura. Unë po bëj gjithçka që shqiptarët mos të hanë bar. E vetmja rrugë është transparenca. Nuk mbrohem nga imuniteti, por nuk pranon që nën diktat t’i shkelë ato.

LAJMI KRYESOR: Ultimatumi i Kim, Sali Berisha nuk dëgjon: S’ka forcë që më ndal, në Kuvend si deputet i PD! Partia të mos hajë bar! Basha të kërkojë një falje nga ambasadorja Kim, “bari” lidhet me Enver Hoxhën

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 5 gusht 2021 sali berisha sali berisha 5 gusht 2021

Sondazh

Poll