Politike

A i druhet një “tradhëtie” nga Basha? Berisha i sigurtë, del në mbrojtje të Besim Hajdarmatajt: U shkarkua se ishte kun

5 Gusht 2021, 10:45 Nga DOSJA
A i druhet një “tradhëtie” nga Basha? Berisha i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shkarkimin e prokurorit Besim Hajdarmataj nga detyra, duke bërë krahasimin me procesin ende të papublikuar të Sokol Sadushit. Në një konferencë për shtyp, Berisha, pa e përmendur me emër tha se Hajdarmataj u largua nga detyra se nuk e mbronte kryeministrin, Edi Rama.


PJESË NGA KONFERENCA: 

A i druhet Sali Berisha një “tradhëtie” nga Basha për t’ju nxjerrë jashtë grupit parlamentar?

Berisha: Basha i është përgjigjur kërkesës së Kim me kërkesën e tij, paraqisni fakte, dokumente dhe prova. Kjo është përgjigjia që Kim ka marrë. Për këtë e falenderoj dhe e përgëzoj. Është edhe kërkesa ime. Nuk kam kërkesë tjetër.

Kim po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë?

Berisha: Sillet si guvernatore, shkel ligjet e vendit. I jep ish-bashkëshortes së kryeministri trajtimin e dosjeve. Gjykatës janë të marrë peng, e dini se jeni gazetarë. E keni Vettingun e Sokol Sadushit, keni lexuar kundër? Po Ilir Pandos? Nuk ekzistojnë! Pyesni a është bërë Vettingu? Po, është bërë. Mbahet sekret. Lexoni vendimin për gruan e tij, doli se kishte shitur një apartament, por figuronte akoma në emrin e tij. Të gjitha kanë dalë nga Vettingu i Edlirës. Gjyshja e Sadushit u zgjua me 20 mijë euro. Të gjitha janë ngritur nga Xhensila Pine, jo nga unë. Parregullsi për të cilat e ka vendin tjetër kundër. Prandaj mbahet sekret. Nuk bëhet publik vendimi i Pandës, sepse vjen erë. Jo, ikën ai tjetri që nuk e mbron Ramën dhe që akuzohet se i ka vjedhur videot dhe regjistrimet. Këta nuk flasin se janë peng.

LAJMI KRYESOR: Ultimatumi i Kim, Sali Berisha nuk dëgjon: S’ka forcë që më ndal, në Kuvend si deputet i PD! Partia të mos hajë bar! Basha të kërkojë një falje nga ambasadorja Kim, “bari” lidhet me Enver Hoxhën

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 5 gusht 2021 shkarkohet besim hajdarmataj sali berisha sali berisha 5 gusht 2021 shkarkohet besim hajdarmataj

Sondazh

Poll

Politike 5 Gusht 2021, 10:21

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka qëndruar gjatë tek komenti i ambasadores amerikane, Yuri Kim për “ngrënien e barit”. Në konferencën e tij për shty...