Politike

Non-grata nga SHBA, Berisha i prerë: Lu më solli dosje për Bashën, akuzohej për lidhje me rusët! S’marr kompani lobuese

5 Gusht 2021, 11:06 Nga DOSJA
Non-grata nga SHBA, Berisha i prerë: Lu më solli dosje për

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi i prerë se nuk do të marrë kompani lobuese për anulimin e vendimit për shpalljen non-grata të tij dhe familjes në SHBA. Në një konferencë për mediat, Berisha kujtoi edhe vizitën që paraardhësi i Yuri Kim, Donald Lu i bëri në zyrë, duke i dorëzuar një dosje për Bashën. 

PD u akuzua se ka marrë fonde ruse. Paraardhësi i kësaj zonjës erdhi me një dosje në zyrë dhe donte të më provonte se Basha kishte pranuar fonde ruse. Dosja brenda kishte shkrime të gazetës “Mother Jones”, e unë i thashë: Mother George. Ato ishin trillimet e një gazetari. U thoshtë deputetëve shkoni tek Berisha se ai ka dokumentat. Kur vinin tek unë, ngelnin pa mend. Rasti Kavaleci, e mbani mend? Kishte ndodhur anulimi, por s’kishte lidhje me Bashën,”-tha ai.  


PJESË NGA FJALA: 

Nuk kam grup tjetër parlamentar përveç Partisë Demokratike. Nëse publikojnë një fakt nga SHBA do marr çdo lloj vendimi. Por nuk ka fakte. Qeveria im ka një meritë, vendosi buxhetin online. S’ka asgjë enigmatike. Është bërë fjalë për buxhetin, jo për enigma të tjera. Sepse duket se nuk kanë gjetur gjëra të tjera. Kanë thënë hajt më, meqë kanë qenë kryeministër, t’i lëmë buxhetin. Basha më ka njoftuar mua për takimin me ambasadoren Kim. Më njoftoi se kërkoi prova publikisht nga ambasadorja, publikisht ose privatisht. Në këtë mënyrë mund të shkatërrosh çdo opozitë. Nuk është në dorën e kurrkujt që të mos më çojë deputet në shtator. Nuk e ka as Basha dhe asnjë kryetar partie. E kanë pasur në dorë zgjedhësit. Nuk e bllojnë dot hyrjen time në Parlament. PD u akuzua se ka marrë fonde ruse. Paraardhësi i kësaj zonjës erdhi me një dosje në zyrë dhe donte të më provonte se Basha kishte pranuar fonde ruse. Dosja brenda kishte shkrime të gazetës “Mother Jones”, e unë i thashë: Mother George. Ato ishin trillimet e një gazetari. U thoshtë deputetëve shkoni tek Berisha se ai ka dokumentat. Kur vinin tek unë, ngelnin pa mend. Rasti Kavaleci, e mbani mend? Kishte ndodhur anulimi, por s’kishte lidhje me Bashën. Një lider opozite u telefonua nga Angela Merkel, KE dhe PE për rolin që luajti se e panë që po bëhej përpjekje demonikae për të kapur drejtësinë. Donald Lu me autopolant, dy ditë para votimit, kërkonte zhbllokimin e reformës. Ata po mbronin vetëm rekomandimin e Komisionit të Venecias. SHBA nuk e ka mbështetur PD-në. Zgjedhjet që ishin më të padenjat në historinë e një vendi të lirë. Nuk marr kompani lobuese. Kur ta marr do t’ju njoftoj. Po e mora se marr për të anulimin e vendit, e marr për qëllime të tjera

LAJMI KRYESOR: Ultimatumi i Kim, Sali Berisha nuk dëgjon: S’ka forcë që më ndal, në Kuvend si deputet i PD! Partia të mos hajë bar! Basha të kërkojë një falje nga ambasadorja Kim, “bari” lidhet me Enver Hoxhën

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 5 gusht 2021 sali berisha sali berisha 5 gusht 2021

Sondazh

Poll

Politike 5 Gusht 2021, 10:21

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka qëndruar gjatë tek komenti i ambasadores amerikane, Yuri Kim për “ngrënien e barit”. Në konferencën e tij për shty...