Politike

FLAKË PËR FLAKË! Deklarata e Berishës, reagon ASHPËR ambasadorja Yuri Kim: Do luftojmë korrupsionin me çdo instrument

5 Gusht 2021, 12:41 Nga DOSJA
FLAKË PËR FLAKË! Deklarata e Berishës, reagon ASHPËR

TIRANË– Flakë për flakë! Pas konferencës për shtyp të ish-kryeministrit Sali Berisha, vjen reagimi i parë nga Ambasada Amerikane në Shqipëri. Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim për RTSH shkruan se qëndrimi i SHBA-ve për vendimin “non grata” do të mbetet i pandryshuar. Ndërsa gjithashtu shtojnë se për luftën ndaj korrupsionit Shtettet e Bashkuara të Amerikës do të përdorin çdo instrument ligjor që kanë në dispozicion. 

“Midis urdhërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë,”-thuhet në reagimin e Ambasadës.

Në konferencën e sotme për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se ka depozituar padinë ndaj sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Lidhur me ultimatumin e Kim, Sali Berisha theksoi se në shtator do të jetë në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike, duke kërkuar që ambasadorja të kërkojë falje për referencën e saj me “barin”, ndërsa edhe njëherë e sfidoi që të publikonte dokumenta që provojnë se ka ushtruar korrupsion gjatë detyrës si kryeministër.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha 5 gusht 2021 sali berisha shpallet non-grata yuri kim sali berisha 5 gusht 2021 sali berisha shpallet non-grata yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 5 Gusht 2021, 10:21

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka qëndruar gjatë tek komenti i ambasadores amerikane, Yuri Kim për “ngrënien e barit”. Në konferencën e tij për shty...